Loading...

Një djalë 20-vjeçar, që ishte nisur për të kryer një atentat, ka përfunduar duke i marrë jetën vetes.

Sipas raportimeve, i riu qëlloi në drejtim të një personi, por plumbi bëri rikoshetë me xhamin e një automjeti dhe iu kthye mbrapsht.

Incidenti ka ndodhur në lindje të Londrës pasditen e ditës së djeshme.

Dëshmitarët okularë, që panë gjithçka, u shprehën për mediat se panë një burrë me të zeza duke bërtitur me të madhe ‘qëlloi veten, ai qëlloi veten!”

Më pas në vendin e ngjarjes u shfaqën edhe dy bashkëpunëtorë të tij, të veshur me veshje të ngjashme e më pas ia mbathën që të tre. Dëshmitarët thonë se ata ishin të gjithë pjesë e së njëjtës bandë.

Një burrë është arrestuar në lidhje ngjarjen dhe mbetet në paraburgim në një stacion policie në jug të Londrës ndërsa janë hapur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Burimi:Mail Online|JOQ Albania

Loading...
Loading...
Loading...