Loading...

Nga editori, infoelbasani.al
Bashkia Belsh është duke investuar fort në fushën e turizmit. Pas disa projekteve radhazi në liqenin e Belshit, liqenin e Seferanit dhe vendeve të tjera me rëndësi historike dhe kulturore, Qendra Kulturore është fokusuar aktualisht tek promocioni.
Kjo qendër sapo ka hedhur në internet videon “The White Stone-Belsh“ e cila dëshmon origjinën e lashtë të kësaj treve me zanafillë Gradishtën, i cili konsiderohet si qytet (ose kryeqytet) i Parthinëve, fisit të lashtë ilir.

Gjithashtu në këtë video ekspozohen objektet e lashta që janë gjetur në Dumre si statuja e Afërditës, pajisje që i përkasin princit të Belshit etj.
Padyshim që Dumreja mbetet një thesar i pazbuluar i kulturës, historisë dhe arkeologjisë shqiptare. Dhe puna sapo ka nisur.
Ky është vizioni i duhur për zhvillimin e turizmit të kësaj zone. Pra historia, kultura, bukuritë natyrore dhe turizmi bujqësor.

Loading...
Loading...
Loading...