Loading...

qendra

Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar në Elbasan i është drejtuar me një kërkesë Parlamentit që të mos ndërmarrë asnjë ndryshim që i rrugë martesë së hmoseksualëve. Qëndrimin e saj QBNFE e argumenton në traditën shqiptare, vlerat universale të familjes, moralin fetar, etj.

Kërkesa u është drejtuar instancave më të larta të shtetit shqiptar. Ja kërkesa e Qendrës së Bashkëpunimit Ndërfetar në Elbasan:

Kërkesë e QBNFE

 Drejtuar: Deputetëve të Shqipërisë

 Për dijeni: Presidentit, Kryetarit të Kuvendit dhe  Kryeministrit të Shqipërisë

 MBRONI FAMILJEN NATYRALE

Ne, Komiteti i QBNF Elbasan, duke ndjekur me kujdes debatet e shumta mediatike dhe reagimet plot shqetësim të disa deputetëve në parlamentin shqiptar, mbi një nen në Kushtetutë që, nëse ndryshohet me një term, hap rrugë për legalizim të martesave jo natyrale, u mblodhëm dhe analizuam për të disatën herë, me shumë maturi e urtësi, këtë temë dhe pasojat që mund të sjellë në shoqërinë tonë ky ndryshim i papranueshëm për familjen tonë tradicionale, ndaj dolëm me një qëndrim të pjekur bazuar në vlerën universale të familjes në të katër besimet tona duke vendosur t’iu drejtohemi ligjvënësve shqiptarë që të mos ndërrmarrin asnjë ndryshim që i hap rrugë martesës homoseksuale.

Këtë ua kërkojmë në emër të të gjithë besimtarëve tanë që ju kanë votuar e që natyrisht, ju kanë mbështetur për të mbrojtur rrënjët shekullore të familjes së shenjtë shqiptare.

Me dëshirën për të parandaluar këtë veprim që bie ndesh me moralin tonë fetar e shoqëror ju nxisim të tregoni respekt për ligjet Hyjnore duke e drejtuar shoqërinë dhe vendin me kurajo bazuar në vlerat tradicionale fetare e kombëtare, për të mos krijuar pengesa artificiale që do na duhen kohë, mund e sakrifica për t’i riparuar.

Me besim se Zoti do t’ju ndrisë mendimin dhe veprimin! Infoelbasani.al

logo-komuniteti-min

Loading...
Loading...
Loading...