Loading...

qeni

 Eshte kafshe me besnike. E njihte prej 8 muajsh por instikti i tij i mbrojtjes ishte më i fortë se rreziku nga flakët. Kjo është historia e qenit Polo i cili ka sakrifikuar jetën e tij për të shpëtuar foshnjën 8 muajshe.
 
Ngjarja ka ndodhur në Baltimora, Maryland, SHBA ku e vogla Viviana jetonte se bashku me nënën Erika Poremeski dhe qenin e tyre Polo. Gruaja ishte larguar për pak minuta të merrte diçka në makinë në momentin që në shtëpi ka shpërthyer zjarri. Ajo ka vrapuar menjëherë të shpëtonte vajzën dhe qenin por e kishte të pamundur pasi flakët kishin përfshirë të gjithë banesën.

Fatmirësisht vogëlushja Vivian kishte një ëngjëll mbrojtës që e shpëtoi nga flakët. Kur zjarrfikësit janë futur në banesë e kanë gjetur të voglën të plagosur por gjallë, ndërkohë që Polo ishte i shtrirë pranë saj dhe përpiqej ta mbronte nga flakët.

Vivian kishte djegie vetëm një njërën anë të trupit të saj pasi Polo e kishte ruajtur të paprekur anën tjetër. Ajo tani është në spital me 19% të trupit të djegur, por është gjallë. Për të dha jetën Polo.

Loading...
Loading...
Loading...