Loading...

 

Një qershor që nuk mbahet mend. Shi çdo ditë në qytetet dhe fshatrat e qarkut të Elbasanit. Një mot tropikal ku paradite bën vapë dhe pasdite bie shi. Dhe shi jo dosido, por stuhi e shtërngata me zemërim. Shi dhe breshër bashkë.

Për pasojë përmbytje pa hesap. Të mbjella dhe perime që ranë në tokë, vreshta dhe pemë të zhveshura, shtëpi të përmbytura, shpendë dhe bagëti të ngordhura.

Asnjëherë banorët e fshatrave të Elbasanit nuk kanë qenë kaq të zemëruar me natyrën. Sepse kanë humbur gjithçka.

Tani nuk u ka mbetur gjë. Ndaj po i luten Zotit për ndihmë. Kështu po veprojnë banorët e fshatit Malasenj. Po kërkojnë që hoxhallarët dhe priftërinjtë e zonës të bëjnë diçka. Mjaft prej tyre besojnë edhe në vende të mirë.

Në fakt dhjetëra fshatra janë rrënuar. Në Letan, Bradashesh, Kozan, Shtërmen, Gostimë, nuk ka mbetur asgjë. E vetmja shpresë është që lutja të shkojë në vesh të Plotfuqishmit. Mjafton ti dëgjojë që të ndalë shiun. Infoelbasani.al

Loading...
Loading...
loading...