Loading...

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, do të zhvillojë paraditen e sotme një takim me aleatët e tij për firmosjen e marrëveshjeve për krijimin e koalicionit opozitar.

Në takim pritet të jetë veç Bashës, edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, të dy të mandatuar nga Këshilli Kombëtar i PD-së për hartimin e një marrëveshjeje, e cila ka për synim përcaktimin e elementëve bazë për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe më kryesorja, krijimi i një qeverie tranzitore.

Në marrëveshjen që do të duhet të marrë dakordësinë e të gjithë aleatëve opozitarë do të përcaktohen edhe afatet që opozita sugjeron për funksionimin e qeverisë tranzitore. Disa nga partitë nënshkruese janë: LSI, PR, LZHK, PBDNJ, PAA, PDK, PDIU.

Loading...
Loading...
Loading...