Loading...

Të paktën tre persona janë sëmurur pasi u futën në një shtëpi të mbuluar nga mbeturinat deri në tavan.

Një qiramarrëse shkoi të shihte shtëpinë që e kishte dhënë me qira, por u përball me diçka që nuk e kishte imagjinuar kurrë.

Shtëpia e saj ishte kthyer praktikisht në një vendgrumbullim plehrash. Mbetjet shkonin deri në tavanan për të mos folur pastaj për aromën që vinte.

Shtëpia ndodhet në Cardiff ndërsa pronarja shkoi ta shihte pasi qiramarrësit e saj ishin larguar papritmas.

Por, kur pa sesi i ishte katandisur shtëpia ajo thjesht nuk mundi t’i mbante lotët.

Sipas WalesOnline gruaja shpenzoi mijëra paund për një pastrim të thellë si dhe për ta rinovuar shtëpinë nga e para.

Ajo u shpreh:

Asnjë pronar nuk duhet të përballet me një situatë si kjo. Më thyet zemra kur e shoh pronën time kështu. Kisha bërë gjithçka që kjo shtëpi të ishte e përshtatshme për t’u dhënë me qira. Nuk e kuptoj pse duhej ta bënin kështu?”


Burimi:Mirror| JOQ Albania

Loading...
Loading...
Loading...