Loading...

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me komentuesit në facebook, lidhur me vrasjen e 26-vjeçarit, i cili punonte në vilën në rikonstruksion të familjes Kusi.

“Po për 26-vjeçarin e vrarë me plumb në kokë, në mes të ditës, në orarin e punës…nuk keni asgjë për të thënë ose për të bërë? Apo nuk është përgjegjësia juaj…i takon ndonjë instutucioni tjetër, ndoshta policisë? Apo ça them unë, ju i keni marrë të gjitha përsipër…edhe plehrat”- shkruan komentuesi në profilin e kryeministrit Rama, i cili në përgjigje thekson se ngjarja është përgjejgësi e Policisë së Shtetit e cila e ka zbardhur tashmë atë.

“Patjetër që është përgjegjesia e Policisë së Shtetit, e cila sa për dijeninë tënde e ka zbuluar vrasjen dhe ka arrestuar katër kafshë deri tani! Sa për çfarë kam marrë unë përsiper, ti mos u mërzit, madje merr edhe ti përsiper ndonjë gje, për shembull mos i hidh plehrat përtokë” shkruan Rama në përgjigje të ndjekësit të tij në facebook.

26-vjeçari Indrit Çelaj, u qëllua me plumb në kokë mesditën e 22 gushtit, në zonën e “Myslym Shyrit”, teksa ishte duke punuar për kondicionimin e një vile 3-katëshe, që ndodhet pranë një blloku pallatesh. Sipas policisë i riu u qëllua nga dy djemtë e familjes Kusi, të cilët janë shpallur në kërkim. lidhur me ngjarjen u vunë në pranga 4 persona.

Loading...
Loading...
Loading...