Loading...

Qyteza e Patosit edhe pse është një vend i bekuar me pasuri të mëdha nëntokësorë, pasi ka zona shumë të pasura me naftë është një ndër vendet ku varfëria është ulur këmbëkryq.

Banorët e kësaj qyteze dhe fshatrave përreth jetojnë mes ndotjes dhe varfërisë ekstreme. Por banorët e fshatit Belinë ka edhe një problem tjetër.

E themi këtë pasi ura e Belinës rrezikon të shembet. Çdo ditë që kalon ura harkohet edhe më tepër dhe mund të rrëzohet nga momenti në moment.

Banorët që jetojnë aty urojnë të mos jetë në atë urë momentin fatal.

Një prej banorëve ka thënë për ‘’abc news’’:

Në qoftë se do vijnë makina të tonazhit të rëndë, dihet që ajo do të shembet. Po se kush do ta ketë rrisk ajo nuk dihet.’’
Po ashtu banorët tregojnë se ura është katandisur në këtë gjendje për shkak të qarkullimit në të automjeteve të tonazheve të rënda, të cilat ushtrojnë aktivitetin në zonën naftëmbajtëse të Marizës.

Loading...
Loading...
Loading...