Loading...

Gjendet trupi i gazetarit të Anadolu Agency (AA) Abdulkadir Nişancı, i cili më 10 maj u rrëzua nga një shkëmb gjatë detyrës në malin Soğanlı, midis qyteteve të Bayburtit dhe Trabzonit.

Guvernatori i Bayburtit, Hamza Pehlivan, tha se ekipet e Departamentit për Situata Emergjente (AFAD) dhe zhytësit gjetën trupin e gazetarit të AA-së i cili po ndiqte punimet në rrugën që lidhë Bayburtin me Trabzonin. Ai ra në greminë pasi u shkëput një masiv bore.

Trupi u gjet një kilometër më larg nga vendi ku ra. Pehivan tha se trupi u gjet në vendin ku lidhet lumi nga fshati Dumlu me përroin Soğanlı. Trupi i Nişancı u tërhoq, kurse identifikimin e bëri vëllai i tij.

Guverantori Pehlivan u shprehu ngushëllime familjes dhe miqve të Abdulkadir Nişancı.

Loading...
Loading...
Loading...