Loading...

Në pikën kufitare të Kakavijës, prej disa orësh është ndërprerë puna nga pala greke. Shkak për këtë mësohet të jetë bërë rënia e sistemit. Udhëtarët po presin më orë të gjata për të kaluar në pikën kufitare.

Në pikën kufitare të Kakavijës, prej disa orësh është ndërprerë puna nga pala greke. Shkak për këtë mësohet të jetë bërë rënia e sistemit.

Udhëtarët, kryeshisht shtetas shqiptarë po presin më orë të gjata për të kaluar drejt Greqisë. Ndërkohë që për ta nuk ka ndonjë njoftim edhe për sa kohë do vijojë kjo situatë, pasi edhe në raste të mëparshme pala greke nuk i ka njoftuar udhëtarët për kohëzgjatjen e këtij problemi.

Gazetari i Report TV Piro Nase raporton se ky është një rast i përsëritur, i vonesës së emigrantëve shqiptarë për të kaluar nga Shqipëria drejt Greqisë pasi shpesh herë në sportelet e palës greke shfaqen probleme të tilla.

Loading...
loading...
Loading...