Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë ekskluzive për Anadolu Agency (AA) ka folur në lidhje me marrëdhëniet Shqipëri-Turqi, partneritetin strategjik midis dy vendeve, përpjekjet e përbashkëta për të eliminuar kërcënimin e strukturave të organizatës terroriste FETO në Shqipëri, për çështjet e brendshme dhe rrugëtimin evropian të Shqipërisë, si dhe për zhvillimet në Kosovë dhe rajon. ( Olsi Shehu - Anadolu Agency )
Loading...

 

Gjatë një interviste për agjencinë shtetërore të lajmeve greke ‘ANA’ kryeministri shqiptar Edi Rama tha se: “Shqipëria dhe Greqia do mbyllin marrëveshjen me një pakt të ri bashkëpunimi strategjik”.

Kryeministri ka folur edhe për marrëdhëniet Shqipëri Greqi, pikat e vështira që kërkojnë zgjidhje në marrëveshjen mes dy vendeve, duke theksuar se nuk kërkohet vetëm zgjidhja e tyre, por edhe kalimi në fazë të re bashkëpunimi dhe bashkëveprimi.

“Përmes zgjidhjes së problemeve arrijmë në mënyrë natyrale në nivelin e njerëzve normalë, të qytetarëve qe kanë lënë pas te kaluarën dhe kanë pranuar njëri tjetrin”- ka thënë kryeministri.

Me superlativa ka folur Rama për marrëveshjen e Prespës duke u referuar madje në termin “Maqedonia e Veriut” ndërsa për reagimet e brendshme ka shtuar së vërtetojnë guximin e liderëve qe morën një vendim në favor të dy vendeve.

Në lidhje me samitin e Londrës dhe Procesin e Berlinit Rama ka deklaruar: “Është një përpjekje 5-vjecare që kontribuon në unitetin e rajonit dhe në ecurinë paralele. Natyrisht vjen në një epokë të vështirë për Europën, prandaj dëgjohet si një mallkim ballkanik. Dikur në Europë gjerat shkonin mirë, tek ne keq. Tani përmirësohemi ne dhe ndodh e kundërta në Europë”

Loading...
loading...