Loading...

Basha-Elbasan-festa-Dita-VeresKryetari i opozitës, Lulzim Basha e ka nisur ditën në qytetin e Elbasanit ku ka uruar festën e Ditës së Verës.

Në një mesazh në Facebook, Basha shkruan se sëbashku më qytetarët do të mund të sjellë Pranverën Shqiptare, në mënyrë që të rinjtë të mos ikin refugjatë nga papunësia dhe pamundësia, por sipas tij ta ndërtojnë të ardhmen këtu.

“Bashkë me familjet autoktone të Elbasanit, një urim i përzemërt për shqiptarët në Ditën e Verës për më shumë mbarësi në familjet e tyre! Në këtë Ditë të Shpresës, kam besim se, duke u bërë së bashku, do t’ia dalim të sjellim Pranverën Shqiptare, që fëmijët e shqiptarëve të mos ikin refugjatë nga papunësia dhe pamundësia për të ndërtuar jetën në vendin e tyre. Të largojmë të keqen që po vret shpresën dhe të ndërtojmë, së bashku, të ardhmen më të mirë në Shqipëri”, shkruan Basha.

loading...
Loading...
loading...
Loading...