Loading...

Kryeministri Rama e ka nisur fjalën e tij ditën e sotme në Kuvend duke thënë se seanca e sotme duhet të ishte një rezolutë për të bindur shtetet e BE për progresin e Shqipërisë. Që në fillim të fjalës së tij Rama është treguar i ashpër me presidentin Meta duke thënë se Shqipëria i ka bërë më shumë ndere Metës se kujdo tjetër, e madje i ka falu dhe shumë skandale. “Ky kuvend sot duhet të ishte kuvendi i bashkimit i të gjitha forcave politike për të tërhequr vëmendjen e të gjitha shteteve të BE.

Ky kuvend duhet ti drejtohej një rezolut të gjithë shteteve të BE për ti kërkuar njohjen e meritës së Shqipërisë. Por fatkeqësisht dhe jo rastësisht ky kuvend është i detyruar të merret me një akt brutal transgresiv të Ilir Metës. E pyes shpesh veten ca kërkon më shumë Ilir Meta nga Shqipëria? Kujt i ka bërë më shumë ndere Shqipëria sesa këtij njeriut? Pa mbushur 50 vjeç e ka bërë Kkryeministër, Kryetar Kuvendi edhe President. Kujt më shumë se Ilir Metës i janë falur skandalet, hilet? I është dhënë mundësia të rilindë i kthelluar, i kulluar.

T’ja u laj sado pak shqiptarëve lumin me borxhe që iu ka lënë, tja u laj borxhet e socialistëve që më kanë mbështetur. Sepse Iliri është mësuar keq, si nuk ka më keq, ta përqeshë fatin e tij, ta shkëlmojë të mirën e tij, duku u bërë vend e pavend protagonist. Metës asnjëherë nuk i mjafton Meta ku ngjitet, jo president po mbret po ta shpallin, jo të Shqipërisë, por të gjitha trevave shqiptare, prapë së prapë Ilir Meta nuk do ndihej mirë. Nuk do qëndronte drejt.

Loading...
Loading...
Loading...