Loading...

Rama paralajmëron deputetët dhe kryebashkiakët socialistë: Kush s’kap ritmin, përjashtohet nga PS-ja!
1563895393_1563894823RAMA1.jpg
Kryeministri Edi Rama kishte një paralajmërim të fortë për deputetët e PS-së dhe kryebashkiakët që janë zgjedhur nga kjo forcë politike. Ai tha se do të përjashtohen nga familja socialiste nëse nuk do i përgjigjen ritmit të kërkuar për zgjedhjet e 2021. “Nuk mund të ketë më deputetë që marrin malet për të takuar njerëz, që marrin njerëzit në krah për t’iu zgjidhur një hall dhe që rrinë në kontakt të vazhdueshëm me njerëzit dhe që edhe në fushatën e 30 Qershorit kanë shkuar te njerëzit vetëm javën e fundit.

Nuk mund të ketë më anëtarë të asamblesë së PS-së që kujtohen për partinë vetëm nga ftesa për mbledhjen e asamblesë, apo nuk shfaqen te njerëzit dhe kush nuk do i përgjigjet ritmit që kërkon 30 Qershori nuk do të jetë më në projektin tonë politik të vitit 2021. Kush nuk do të bëjë kilometrat e veta do të dalë nga projekti ynë në vitin 2021. Ashtu sikundër dua ta them që sot se do të dalë jashtë nga kjo familje cdo kryebashkiak që do të bëjë gabimin të mendojë se tani që ka marrë mandatin mund të bëjë pa njerëzit dhe pa ne” tha ai.

Loading...
Loading...
Loading...