Loading...

Me tone të ashpra, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Presidentit Ilir Meta, për të cilin tashmë ka nisur puna për ta shkarkuar.

Nga foltorja e Kuvendit, Rama tha se Meta tashmë ka një armiqësi të egër me mazhorancën. Ai e etiketoi Presidentit si një njeri të çoroditur hakërrues dhe qesharak dhe që duhet të hetohet nga Parlamenti.

Sipas tij, Meta e ka mbushur kupën dhe duhet të ishte shkarkuar me kohë, që në deklaratat e tij të para nga Pogradeci.

Pjesë nga fjalimi i Ramës

Rama: Ilir Meta do ishte politikisht për ne një kundërshtar që nuk duhet ndaluar të gabojë më tutje. Ashtu i dizekulibruar prej frikës nga drejtësia, i çoroditur prej disfatës së operacionit antikombëtar që bashkëudhëhoqi me tre kalorësit e tjerë të apokalipsit imagjinar. Hakërrues dhe qesharak në fuqinë e tij ai është sot një aset i vyer politik i kësaj shumice.

Me atë lloj figurinë kërcënuese në Presidencë edhe më të pakënaqurit ndaj nesh do të trembeshin ta conin votën gjetkë pas dy vitesh.

Për ne dinjiteti i këtij shteti është më i rëndësishëm sesa çdo interes partiak apo kalkulim elektoral.

Ilir Meta duhet hetuar dhe ndëshkuar deri në fund nga ky kuvend dhe reagimi ynë ndaj tij si deputet të këtij kuvendi duhet të jetë frontal përtej dallimeve politike. Ne emër të kushtetutës, demokracisë parlamentare në këtë pikë gravbitetit i parimeve themelore të Kuvendit është një emërues që duhet të na bashkojë.

Ilir Meta nuk është thjesht kundërshtari i qeverisë, ai është armiku i hapur i vetë kushtetutës, nuk është thjesht frymëzuesi i ofensivës destruktive, ai është armiku i deklaruar i parlamentit. Nuk është thjesht politikan i frikësuar nga reforma në drejtësi, ai është shëmbëlltyra e tërbimit nga të tremburit nga drejtësia, i cili edhe me shtrirjen e rrezes së agresionit të tij mbi miqtë dhe partnerët amerikanë dhe evropianë na turpëron në si deputet, si qytetarë dhe si shtet.

Si mund të ketë Shqipëria e sotme një kryetar shteti që duket si një aktor komik që imiton presidentin.

Një kryetar shteti që kur flet seriozisht të bën për të qeshur dhe kur flet me të qeshur të bën për të qartë.

Një kryetar shteti që e paraqet veten një Vojo Kush me kravatë mbi çatinë e ambsaadës së BE dhe që e imagjinon ambasadën amerikane si topin ku vendos gjoksin e tij prej Mit Sokoli me kostum banje.

Si mund të ketë Shqipëria një kryetar shteti që thotë në konferencë se është gati të përballet me testin e shëndetit mendor. Nuk ja ka kërkuar askush edhe pse askush nuk ka mbetur pa pyetur veten se mos vallë ky njeri është i ikur nga mentë e kokës.

Sëmundja e vërtetë e këtij kreu të shtetit është ajo e atij personazhit të Dosdojevskit, i cili gënjen veten për të gënjyer të tjerët.

Rama: Ilir Meta e ka derdhur kupën

Rama: Ilir Meta nuk e ka mbushur, por e ka derdhur kupën dhe vazhdon ta derdhë atë përditë duke na dhënë çdo ditë një arsye për tu ndjerë të keqardhur për të si njeri, të neveritur me të si politikan dhe të alarmuar prej ti si mbajtësi i vulës së lartë që ka humbur të drejtën të jetë. Ndryshe nga Meta që i ka kërcyer shtetit si të ishte një tank armik dhe që e përdor firmën si bombën për ta hedhur në erë, ne nuk mund ta përdorim fuqinë absolutë të Kuvendit të Shqipërisë mbi presidentit si topin e Mato Grudës. Me zakon Ilir Meta duhej shkarkuar qysh në ditën që u hodh si raketë antiamerikane nga tava e koranit të faros në Pogradec, drejt avionëve imagjinarë të juntës ushtarake amerikano-shqiptare mbi pallatin presidencial në Tiranë. Por me ligj ai mund të shkarkohet vetëm pasi komisioni parlamentar të kryejë hetimin kushtetues

Rama: Meta, armiqësi të egër me shumicën qeverisëse

Rama: “Kurrë mos e ndalo kundërshtarin që po gabon” thotë Napoleon Bonaparti

Sot nuk jemi mbledhur të ndalojmë një kundërshtarin tonë.

Si kundërshtari i kësaj shumice Ilir Meta nuk duhet ndaluar në qorrmashrimin e tij vetëshkatërrues sa unikal aq edhe të trishtueshëm në historinë politike të këtij vendi.

Politikisht ai na e bën më të lehtë pozicionin tonë në sytë e popullit. Njerëzia e shohin krejt lakuriq të vërtetën e armiqësisë së egër të Ilir Metës ndaj shumicës tonë qeverisëse.

Është një armiqësi e ushqyer nga dëshpërimi prej disfatës së turpshme të planit antikombëtar të hedhjes në erë të zgjedhjeve që synonte pengmarrjen e drejtësisë dhe pengimin e celjes së negociatave në BE.

I kam ndjekur në një ndjenjë mëshirë budallallëqet e fallxhores Monikë dhe akrobacitë e artistit Lul, së bashku me mufkat e haxhiut Ilir. Që nga shfajësimet e hatashme për disfatën e tyre deri tek fajësimet e dëshpëruara në adresën tonë lidhur me pjesëmarrjen e ulët në zgjedhje dhe me raportin paraprak të misionit të ODIHR.

https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/1114971798689321/?t=1

Loading...
Loading...
Loading...