Loading...

Kryeministri Rama së bashku me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj kanë qenë të pranishëm ditën e sotme në një takim me drejtuesit e Policisë ne Ministrinë e Brendshme.

Rama theksoi se në ndryshimet e kodit penal sulmi ndaj policit do të ndëshkohet me burg dhe jo vetëm me gjobë siç është aktualisht. E njëjta forcë ligji do të jetë edhe për ata që bllokojnë rrugët me protesta dhe që bllokojnë punët publike.

“Nga ana tjetër është momenti i finalizimit të procesit të ligjvënies, me ndryshimet që do t’i bëjmë këtë javë Kodit penal, sulmi ndaj policit, prekja me dorë do konsiderohen vepra që dënohen me burg dhe jo me gjobë. Edhe bllokimi i rrugëve nuk do tolerohet më”, tha Rama.

Kryeministri ndau falenderime për punën e drejtorit të përgjithshëm të policisë së Shtetit, Ardi Veliu, duke thënë se fokusi dhe puna duhet të rriten edhe më tej. Ai tha se duhet të vendosen pensionet e parakohshme.

“Falenderoj Ardi Veliun dhe më duhet të pranoj se për të bërë më shumë duhet t’i përgjigjemi më mirë nevojave tona. Është e nevojshme vendosjen e pensionit të parakohshme, uljen e moshës mesatare. Ka ardhur koha për të parë pagat. E para rritje pagash në vijim do jetë për policinë e shtetit. Do rritet edhe mbështetja logjistike për ta. Jam i vetëdijshëm për gjendjen ende të rëndë të shumë mjediseve të komisariateve në vend. Paralelisht me projektim modernizues duhet të jetë përfunduar edhe projekti për ndërhyrje në komisariate. Ne do kërkojmë më shumë nga vetja në radhë të parë”, u shpreh kryeministri.

Loading...
Loading...
Loading...