Loading...

 

Kryeministri i vendit Edi Rama, i ka akorduar dje efektives Ina Nuka, që u plagos në një nga protestat e banorëve të zonës së Astirit, “Yllin e mirënjohjes publike”.

“Ina ra pre e një goditjeje qorre me lendë plasëse që mund t’i merrte jetën, fatmirësiht reagoi menjëherë dhe e shmangu tragjedinë, por lëndoi dorën.

Një vajzë e zonja dhe e bukur, studente e apasinuar. Ina u palogos rëndë jo në përballje me krimin e rrugës por se u gjend përballë me politikën e rrugës.

Sot është dita për të shprehur mirënjohjen. I jap ‘Yllin e mirmirënjohjes publike’ efektives na Nuka”, ka deklaruar Rama ditën e djeshme.

Ndërsa sot, Rama ka publikuar disa fotografi nga ky moment duke shkruar: “RESPEKT
dje gjatë dorëzimit të Yllit të Mirënjohjes Publike, Ina Nukut, vajzës simbol të rezistencës së Shtetit ndaj Antishtetit”.

Ky vlerësim për efektiven Nuka erdhi gjatë një takimi që Rama dhe Lleshaj patën me drejtues të policisë së shtetit.

Gjatë këtij takimi Rama shprehu mirënjohjen për menaxhimin e situatës parazgjegjore si dhe gjatë ditës së zgjdhjeve, por dhe ndau me ta shqetësimin e tij të periudhës së trazuar nga politika e rrugës, siç e konsideron së fundmi opozitën.

“Dua t’ju rrëfej sot juve dhe publikut se një ndër shqetësimet e mia më të mëdha të gjithë periudhës së trazuar nga politika e rrugës, ka qenë impakti mbi kriminalitetin, stimulues për paligjshmërinë.

Por me vjen mirë që me gjithë mbingarkesën e rendë, prej sulmeve vandale, si edhe po ashtu për të garantuar një fushatë zgjedhore, policia arriti të bëjë mirë edhe detyrat e saj të përditshme.

Shifrat e kriminalitetit janë mbajtur nën kontroll. Vjedhjet kanë rënë nga 8 në 5. Vjedhja e dhunshme ka rënë nga 45 në 55.

Vjedhja e banesave të lokaleve po ashtu ka rënie po ashtu edhe në shpërthimin e eksplozivëve nëse nuk numërojnë molotovët efishekzjarret. Bilanci është i kënaqshmëm, atmosfera politike në favor të krimit, nuk ka rritur të ndikojë më shumë falë jush.” u shpreh Rama.

Loading...
Loading...
Loading...