Loading...

Ditën e djeshme në mbledhjen e kryesisë së PS u diskutua kandidimi i një tjetër anëtari të Rilindjes për bashkinë e Shkodrës, pas përbaltjes që i bëri Valdrin Pjetri.

Në lidhje me këtë ngjarje, në një deklaratë për gazetarët, ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati tha se në disa raste PS duhet të kërkojë falje dhe ta shfarosë këtë fenomen me rrënjë.

Ai i doli kundër Ramës për vendimin e shkarkimit nga puna të të gjithë drejtorëve në bashkinë e Shkodrës.

Mësohet se tonet në mbledhje midis tij dhe Ramës janë ashpërsuar dhe debati është karakterizuar nga fjalët e prera.

Sipas “Shqiptarja.com”, Bushati i ka përmendur në mbledhje Ramës, Damian Gjiknurin me frazën “çunat problematikë”, e dëgjuar në përgjimet e BILD.

Bushati gjithashtu i është referuar rolit të Tom Doshit në Shkodër si dhe Valdrin Pjetrit dhe i ka kërkuar Ramës pranimin e gabimit për afrimin e tyre. Ndërkohë, pas kësaj ka reaguar vetë Rama në mbledhje, i cili ka pohuar se Tom Doshi nuk është pjesë e PS por i një force tjetër politike dhe se nuk ‘kërcënon’ vendin e Bushatit.

Rama mësohet t’i ketë thënë:

Tom Doshi është një realitet në Shkodër. Nuk është pjesë e PS por i një force tjetër politike. Edhe nëse nuk të pëlqen ai është një realitet ka votat e tij. Tom Doshi nuk kërcënon vendin tuaj në parti.”
Sakaq, Rama i ka bërë me dije Bushatit më tej edhe arsyen e shkarkimit si koordinator në Shkodër:

Ne të kemi hequr, pasi nuk je lider, por je shef. Lideri krijon raporte të barabarta, ti je sjellë si shef’, mësohet të ketë thënë Rama.”
Ndërkohë, mbetet për t’u parë nëse pas kësaj do të ketë një largim të mundshëm të Bushatit nga PS dhe një angazhimin të ri politik të ish-ministrit.

Loading...
Loading...
Loading...