Loading...

Reportazhi i RAI-t për drogën në Shqipëri ka futur në sherr kryeministrin me ish- policin Dritan Zagani.

Zagani i dërgon Ramës videon e reportazhit, por duket se kjo nuk i ka pëlqyer kryeministrit që shpërthen në ofeza.

‘Po ta nis këtu që ta ruash, se ata talionët për 1 javë do e heqin nga rrjeti gratis e pastaj do të duhet të harxhosh lekë për ta parë. Meqë je edhe nikoqir i madh ta dërgova gratis ta kesh. Kjo është seria e parë, shpejt do të dërgoj edhe të dytën. Ah se desh harrova, të fala ke nga ai miku ynë i Bild. Këto ditë do dalim me atë që të kemi premtuar. Pushime të mbara lartmadhëria juaj.’ – shkruan Zagani.

Ndërsa Rama e quan zagar që jeton nëpër puesat.

‘Ore veshëgjatë që svë as emrin ik e mos e përdor më këtë nr se për zagare se ti e si ata që jetojnë nëpër puseta rroj njëmijë vjet unë .’ – përgjigjet Rama.

‘Po po, rron se askush s’po të kërcënon o lartmadhëri. Unë thjesht të dërgova gratis serinë e radhës së Narkotica meqë tha shoku Koço se i ke pasion këto gjëra. Pastaj kush tha se rrojmë nëpër puseta o i madh për trupi. Falë teje dhe budallallëkut tënd po jetoj si zotëri dhe për këtë duhet të falënderoj ty të parin e pastaj njëçikë pjesë e ka edhe Saja. Meqë s’më paske njohur ta them unë emrin o i madh.

Unë quhem Dritan Zagani dhe jam një njeri i lirë që po i gëzohem jetës i lirë, pa ankthet e tua se të sajes jo se jo. Nejse po s’të pëlqen ky filmi duro se do të dërgoj së pari atë të Bild, pastaj direkt serinë e dytë të kësaj. Klm”, replikon Zagani.

Loading...
Loading...
Loading...