Loading...

Kryeministri i dorëhequr i Kosovës, Ramush Haradinaj me të shoqen Anita kanë shoqëruar sot djalin e tyre Gjinin në ditën e parë të hyrjes në gjimnaz. Haradinaj ka shkruar në Facebook:

“Në ditën e parë të shkollës për këtë vit, krah Gjinit, i cili po e nisë një etapë të re të edukimit në Gjimnazin “Loyola”. Kemi shënuar të arritura në ngritjen e cilësisë së arsimit në vend, avancim në planprograme dhe infrastrukturë moderne dhe pandalshëm do të punojmë që shkolla jonë të jetë e modelit dhe standardeve europiane.

Urime fëmijëve që ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës dhe punë të mbarë mësimdhënësve si bashkëudhëtarë në rrugën e dijes. Gjinit dhe të gjithë nxënësve kudo në Kosovë u priftë e mbara në këtë vit të ri shkollor.”

Loading...
Loading...
Loading...