Loading...

Një aksident është regjistruar këtë të dielë në segmentin rrugor Korçë-Kapshticë, në vendin e njohur si kryqëzimi i Plasës.

Në aksident janë përfshirë një mjet tip Range Rover dhe 2 autobusë, të linjës Korçë-Kapshticë.

Burimet paraprake të policisë thonë se fatmirësisht nga përplasja nuk ka persona të dëmtuar, por vetëm dëme materiale. Po sipas tyre, dyshohet se ka qënë automjeti ai që i ka prerë rrugën autobusëve.

Policia ndodhet aktualisht në vendngjarje dhe po kryen hetimet e nevojshme.balkanweb

Loading...
Loading...
Loading...