Loading...

Vepra penale e mashtrimit financiar ka shënuar një rritje prej thuajse 21 % krahasuar me një vit më parë.

Shifrat e bëra publike në një raport të fundit të Prokurorisë bëjnë me dije se, pesha specifike që zë kjo vepër penale në grupin e veprave penale “Mashtrimet” është 85,85 % për vitin 2018, ndërkohë që në vitin 2017 ka qenë 59,2 %.

Në këtë grup veprash penale vihet re një tendencë në rritje e procedimeve të regjistruara për veprën penale të parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal “Mashtrimi”, në vitin 2018, prej 20,55 % në krahasim me vitin 2017.

Numri më i madh i procedimeve të regjistruara është në prokurorinë e shkallës së parë Tiranë, që përbën 51 % të numrit total të procedimeve në shkallë vendi, në prokurorinë e shkallës së parë Durrës që përbën 12 % të numrit total të procedimeve në shkallë vendi, në prokurorinë e shkallës së parë Vlorë, që përbën 6 % të numrit total të procedimeve në shkallë vendi, në prokuroritë e shkallës së parë Fier, Elbasan e Shkodër që kanë regjistruar respektivisht 4 % të totalit të procedimeve në shkallë vendi, në prokuroritë e shkallës së parë Sarandë e Lezhë që kanë regjistruar respektivisht rreth 3 % të numrit total të procedimeve në shkallë vendi. Prokuroritë e shkallës së parë Lushnje, Korçë, Berat, Kavajë, Gjirokastër, Pogradec, Kukës, Krujë e Tropojë kanë regjistruar një numër procedimesh që përbën më pak se 2 % të totalit të procedimeve në shkallë vendi, ndërkohë që në prokuroritë e shkallës së parë Pukë, Përmet, Dibër, Kurbin e Mat rezultonse janë regjistruar 1 % i numrit total të procedimeve penale të regjistruara në shkallë vendi gjatë vitit 2018 për veprën penale të parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal “Mashtrimi”.

Mashtrimi në sigurime

Pesha specifike që zë kjo vepër penale në grupin e veprave penale “Mashtrimet” është 8,5 % për vitin 2018, ndërkohë që në vitin 2017 ka qenë 36 %, me një rënie të theksuar të numrit të rasteve të tilla.

Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale

Pesha specifike që zë kjo vepër penale në grupin e veprave penale kundër mashtrimit për vitin 2018 është 2,3 %, ndërsa në vitin 2017 ka qenë 1,7 %, me një rritje të lehtë. Monitor

Loading...
loading...
Loading...