Loading...

Deputeti Ralf Gjoni ka reaguar në lidhje me lajmet e publikuara nga disa media, sipas të cilave mbrëmjen e djeshme pas emisionit “Open”, ka pasur një përplasje fizike me ish-deputetin Ervin Salianji.

Gjoni ka përgënjeshtruar lajmin në fjalë, duke deklaruar se nuk ka pasur asnjë përplasje fizike.

Deputeti Gjoni tha se “ka pasur thjeshtë një shkëmbim fjalësh në zbritje, nuk ka pasur as grushte, asgjë. Janë budalliqe ato që shkruajnë. Është totalisht e pavërtetë, nuk ka pasur debat”./ CNA.al

Loading...
Loading...
Loading...