Loading...

Tre tërmete të fortë kanë tronditur zonën në të dyja anët e kufirit të Shqipërisë e Greqisë. Tërmeti i parë, 3.2 i shkallës rihter ka rënë rreth shtatë orë më parë. Ndërsa është pasuar nga një tjetër tërmet po në të njëjtën epiqendër prej 3.4 rihter.

Një tërmet i tretë është regjistruar vetëm një orë më parë, rreth 14 kilometra nga fshati grek Exochi, dhe 44 kilometra nga qyteti i Korçës. Mësohet se nga tronditjet janë regjistruar për fat të mirë vetëm dëme materiale.

Loading...
loading...
Loading...