Loading...
Loading...

Nga editori, Infoelbasani.al

Rekord historik sa i përket rendit dhe qetësisë në Elbasan. Për herë të parë pas shumë dekadash regjistrohet vetëm një vrasje, dhe kjo për motive krejt banale në një fshat të Librazhdit.

Prej vitesh Elbasani është cilësuar si një nga vatrat më të nxehta në shkallë vendi. Dhe në fakt vrasje janë regjistruar për çdo vit. Dhe jo një e dy, por disa.  Kjo ka qenë e kushtëzuar nga mjaft faktorë si ngjarje të vjetra kriminale, ngjarjet e vitit 1997, përplasjet mes grupeve rivale etj. Krahasuar me statistikat botërore dhe me mundësitë probable, ngjarje të tilla ka kudo. Por e rëndësishme është se sa rend dhe qetësi garantohet për komunitetin.

Këtë vit Elbasani bën diferencën krahasuar me të gjithë qarqet e tjerë. Është viti me treguesit më të mirë sa i përket statistikave për vepra të rënda penale, vrasje, trafikime, kultivim të bimëve narkotike, aksidenteve etj.

Për fat të keq, në mediet qendrore, në studio analistësh e madje edhe në tribuna politikanësh, Elbasani vazhdon të cilësohet si një qytet ku mbretëron terrori, bandat dhe frika. Ndoshta iu kanë mbetur në reminshencë disa nga ngjarjet vërtet të rënda në këtë qytet. Por aktualisht nuk është ashtu. Dhe ta nxish një realitet që nuk ekziston nuk është e ndershme sado gazetar, politikan apo analist i famshëm që të jesh. Më keq akoma kur një errësim i tillë bëhet i qëllimshëm.

Ne të medias që punojmë në Elbasan kemi transmetuar dhe publikuar edhe ngjarjet e rënda, edhe vrasjet, edhe trafikimet. Por këtë nuk mund ta themi tani. Prej një viti në të gjithë qarkun është regjistruar vetëm një vrasje banale me sopatë në një fshat të Librazhdit. Janë evidentuar vetëm disa raste sporadike të kultivimit të bimëve narkotike, por edhe këto me disa fidanë. Puna e policisë duket ditën dhe natën.

Tani njerëzit ankohen për gjëra që kanë të bëjnë me të tjera standarte. Si p.sh në filan lokal bëhet pak zhurmë. Në filan trotuar shitet dhe janë zënë ambientet publike, duam policë trafiku për të kaluar të qetë në vijat e bardha etj.

Duhet të mbajmë një gjë parasysh. Elbasani ka 450 mijë banorë. Kufizon me pika doganore, përshkohet nga korridori Lindje-Perëndim (Kapshtica, Qafëthana deri në Durrës), zhvillohen ndeshjet ndërkombëtare etj.  Dhe të gjithë këta faktorë gjenerojnë ngjarje. Por sivjet ndryshon. Dhe kush ka meritë për këtë?

Pas ngjarjeve të rënda që tronditën Elbasanin, në krye të Drejtorisë së Policisë Elbasan u caktua Altin Qato. Fillimisht i komanduar e më pas Drejtor Policie. Është pikërisht kjo periudha që përkon me situatën për të cilën po flasim. Nuk është se po i bëjmë ndonjë “qokë“ këtij funksionari. Madje ai nuk është tipi që për çdo arritje tel në media apo tv. Përkundrazi është modest dhe flet me vepra.

Edhe më parë z. Qato është njohur si një nga specialistët më të mirë të Policisë së Shtetit. Me ardhjen e tij në krye të Drejtorisë së Policisë në Elbasan, të gjithë strukturat kaluan në riorganizim dhe u bënë më efiçente. Ndryshoi edhe puna dhe sjellja e policisë me qytetarët. Është fat, rastësi? Ndoshta mund të jetë pak. Po ne mendojmë se më shumë është meritë. Ndaj u themi kolegëve në Tiranë: Mjaft e nxitë Elbasanin, mjaft e nxitë! Infoelbasani.al

Loading...