Loading...

Reshje të dendura shiu kanë përfshirë orët e fundit territorin e qarkut të Elbasanit.
Sipas të dhënave stuhitë e shiut kanë përfshirë të gjitha qytetet dhe fshatrat e këtij qarku.
Edhe qyteti i Elbasanit është përfshirë nga një mot i tillë.
Për pasojë mbeten rrezik potencial disa akse rrugore si ai Elbasan-Qafëthanë për shkak të terrenit të thyer malor ku në mot të tillë bien vazhdimisht gurë dhe inerte në rrugë.
Po ashtu vështirësi në qarkullim krijohen edhe në rrugët dytësore.
Deri më tani nuk raportohet për përmbytje. Por nëse reshjet vazhdojnë me këtë intensitet atëherë mund të krijohen edhe situata të tilla.

Loading...
Loading...
Loading...