Loading...

HEBRENJ

Në Shqipëri, hebrenjtë kanë qenë të ndarë në dy grupe. Në të parin bënin pjesë ata që ishin prej shekujsh banorë të vendit dhe ishin integruar shumë në jetën shqiptare, ndërsa në grupin e dytë bënin pjesë ata që kishin ardhur në prag dhe pas pushtimit gjerman (madje tetë hebrenj kanë dhënë jetën për çlirimin e vendit). Në vitin 1935 në Shqipëri kishte 151 hebrenj, ndërsa më 1943 numri i tyre arriti në 860-870 vetë. Pas pushtimit të vendit nga Italia, hebrenjtë e ardhur vitet e fundit u internuan në Kavajë, Berat, Lushnje… Më 28 shtator 1945 nga Shqipëria, mes misionit të UNRRA-s u bë riatdhesimi i 41 hebrenjve, nga të cilët 31 kishin banuar në Tiranë, ndërsa 11 në Durrës. Për riatdhesimin e hebrenjve, Qeveria shqiptare nuk nxori probleme të tilla si me specialistët italianë. Deri në mars të vitit 1946 në Shqipëri kishin mbetur edhe 170 hebrenj, ndër të cilët vetëm 40 kërkuan riatdhesimin për në vendin e tyre. Hebrenjtë e Shqipërisë shkonin në Palestinë për t’u riatdhesuar dhe jo në vendet nga ata ishin shpërngulur. Kjo zgjedhje e hebrenjve lidhet me faktin pasi aty ishte menduar të krijohej shteti i ardhshëm çifut, ndërsa Italia shërbente si stacion transit për kalimin e tyre në Palestinë.

Loading...
Loading...
Loading...