Loading...

risia

Facebook  ndodhet gjitnjë në inovacion.  Rrjeti gjigant social sjell një tjetër ndryshim, një lajm ky që do të bëjë të lumtur mbi të gjitha fansat e futbollit.

Bëhet fjalë për korniza të ndryshme që mund t’i vendosni në foton e profilit, njësoj siç bënë shumë përdorues pas sulmit terrorist të ndodhur në Paris në Nëntor, në shenjë sensibilizimi për viktimat.

Tashmë, rrjeti social sjell korniza të ndryshme që kanë për qëllim të shprehin mbështetjen për një skuadër futbolli, një çështje apo moment të caktuar. Ato shfaqen përreth fotos së profilit duke zënë një pjesë të saj, por duke e lënë të dukshme foton.

Faqja ka shtuar një librari të thjeshtë për t’u aksesuar për të gjitha kornizat e mundshme për fotot e profilit. Kjo i lejon përdoruesit që t’i filtrojnë në bazë të kategorisë së caktuar. Fillimisht kategoritë janë për kampionatet e ndryshme të futbollit, megjithatë shumë shpejt, do të ketë variante të shumta, që Facebook thotë se do t’i prezantojë me kalimin e muajve.

Këto korniza vijnë bashkë me opsionin që të qëndrojnë për një kohë të caktuar në foto dhe më pas të hiqen automatikisht.

Loading...
Loading...
Loading...