Loading...

Lidhja nënë e bijë midis Rita dhe Roza Latit është një prej më të përfolurave në estradën shqiptare. Kjo për shkak të marrëdhënies të afërt dhe të hapur që ato kanë me njëra-tjetrën.

Mbrëmjen e shkuar ato ishin të ftuara në emisionin “Xing me Ermalin” ku Rita rrëfeu sakrificat që ka bërë për të rritur të bijën, por tashmë është krenare për personin që ajo është bërë.

Aktorja ka thënë se figura e të atit ka munguar në jetën e të bijës dhe se mbase mungesa e tij e ka bërë moderatoren një vajzë shumë rebele dhe të çmendur. Rita gjithashtu tregoi se pavarësisht të gjithave ajo është përpjekur të bëhet dhe nënën dhe baba për Rozën.

Ajo tha:

Unë u martova si gjithë dynjaja, o merrja burrë o s’ka. Sa shkoja në shtëpi nëna ime thonte se i ngela në derë. Babai i Rozës ishte artdashës, kaluam bukur, por pastaj filluan problemet shëndetësore. Do jetonte po mos të ishte ky problemi. Le të ishim pa njëri-tjetrin, por ai të ishte për Rozën. Duhet figura e babait. Roza nuk do ishte kaq e çmendur po të kishte babain, do mblidhej prandaj them babai është i rëndësishëm në jetën e fëmijëve. Jam munduar të bëj nënën, babain, motrën, vëllain. Kryesorja është që Roza u rrit dhe nuk i mungoi asgjë. Bëra të pamundurën të bëhej shoqe me mua. Ishte 10 vjeç kur e vija në gjumë me telefon sepse gjithë fundjavat e mia ishin majë avionit. Më paragjykojnë, çfarë mami është kjo thonë, por duhet të dinë që Rita nuk e ka pasur pranë Rozën në asnjë ditëlindje dhe asnjë festë. Çdo nënë mundohet të plotësojë të gjitha ato që nuk ja ka dhënë dot. Kam bërë plot gabime, por unë jam shumë e lumtur që Roza është vetvetja dhe thotë atë që ndjen”.

Loading...
Loading...
loading...