Loading...

Besjana-Kosturi-620x339

E kanë përdhunuar për 6 orë e më pas për të mos rënë në duart e policisë kanë thurur plane për ta vrarë. Por duket kanë abuzuar me alkoolin.

B. Kosturi, vajza e përdhunuar në kampin rom në Itali ka rërfyer detajet e tmerrit:

“Më kanë kapur për flokësh dhe për fyti. Më kanë kaluar nëpërmjet një vrime në rrjetë tek një kamp romësh”, u shpreh ajo. Vajza tregon se ka mundur të largohet prej tyre pas 6 orësh, duke përfituar nga momenti kur dy agresorët ishin në gjendje të dehur. “Kam arritur të përfitoj nga një rast kur pengmarrësit nuk e kishin shumë mendjen. Kishin 6 orë duke pirë alkool dhe kam arritur të iki”, shprehet ajo. Sipas saj, plani i tyre ishte ta vrisnin, pasi nuk donin të binin në duart e policisë. “Ideja e tyre nuk ishte që të më linin në jetë të gjallë.

Unë i kam dëgjuar muhabetet e tyre për 6 orë. Ideja e tyre ishte të mos isha gjallë”, rrëfen vajza. Fillimisht 27-vjeçarja nuk ua ka rrëfyer prindërve se çfarë u kishte ndodhur, por ka bërë menjëherë denoncimit në polici. “Unë nuk ia kam thënë babit tim pasi kisha frikë nga tronditja e tij. Karabinierët më mbushën mendjen që t’ia thoja. Kam gjetur menjëherë përkrahjen”, thotë Kosturi. Kur kanë kaluar disa ditë nga ngjarja, 27-vjeçarja është më e qetë dhe inkurajon të gjitha vajzat të denoncojnë ngjarje të tilla dhe të mos zmbrapsen nga turpi. “T’i denoncojnë këto fakte. Të mos kenë turp sepse nuk ka asgjë për të patur turp”, thotë ajo. Policia italiane ka arrestuar një prej dy agresorëve dhe ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij. Ndërkohë familjarët e 27-vjeçares kanë thirrur një protestë për ditën e sotme, ku do të kërkojnë më shumë siguri dhe mbrojtje pranë autoriteteve. infoelbasani.al

Loading...
Loading...
Loading...