Loading...

Prej një viti rruga që lidh Peqinin me Belshin dhe më pas shkon drejt Kuçovës e Beratit ka pësuar rrëshqitje, të cilat kanë përfshirë pothuajse njërën korsi.

Rruga paraqet rrezikshmëri dhe me nisjen e reshjeve duket se ujërat e Shkumbinit do të përfshijnë pjesën e mbetur. Deri tani asnjë nuk ka vënë dorë ndërkohë që paralizohet lëvizja e dhjetëra fshatrave.
Ura mbi lumin Shkumbin paraqitet në të njëjtën gjendje, ndërsa mungesa e ndërhyrjes këtu çdo ditë e më shumë çon në degradimin e gjendjes duke u kthyer në rrezik konstant për drejtuesit e mjeteve.

Loading...
Loading...
Loading...