Loading...

Foto ilustruese

Trupi i një mashkulli është gjetur i pajetë, i dekompozuar, në plazhin e Durrësit, ndërsa ka dyshime se ai mund të jetë vrarë dhe më pas të jetë hedhur në det.

Ka qenë një anije peshkimi “Emiliano”, ajo që ka konstatuar rreth 4 milje larg Durrësit kufomën në orët e para të mëngjesit. Sipas një njoftimi të policisë së Durrësit, anija ka ngritur rrjetat dhe ka konstatuar në rrjetë trupin e pajetë.

Dyshimet janë viktima mund të jetë vrarë dhe më pas është hedhur në det, pasi nga këqyrja që i është bërë trupit të pajetë në morgun e Durrësit, rezulton se kufoma ka qenë e mbështjellë me letër natriban. .

Me konstatimin e kufomës, Ekuipazhi i anijes së peshkimit ka njoftuar me radio policinë. Ishte më tej Policia kufitare që ka transportuar në portin detar e më tej është dërguar në morg.

Nga këqyrja kufoma rezulton e dekompozuar dhe duhet të ketë disa muaj në det.

“Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thotë policia në një njoftim paraprak për ngjarjen.

Loading...
Loading...
Loading...