Loading...
Loading...

 

Bashkia Belësh është gati për projekte të reja punësimi. Së shpejti pritet të hapet një rrobaqepësi ku do të punësohen dhjetëra gra e vajza. Por ajo që ka tërhequr vëmendjen është hapja e një degë të shkollës profesionale me profesione të tilla si parukeri, kamarier, rrobaqepësi, gjuhë e huaj etj.

Ndërkohë sipas drejtorit të formimit professional në Elbasan, Indrit Abdiaj “Prioritet për vitin 2019 është hapja e qëndrës së formimit profesional në Bashkitë Belsh dhe Prrenjas. Për këtë të fundit pritet që të hapet brenda muajit Shkurt.

Drejtori i Qëndrës së Formimit Profesional Elbasan thekson se në fokus do të jetë bashkia Belsh duke qenë se operon kryesisht ne fushën e turizmit.

Bashkia Belsh ka ftuar gjithë qytetarët e interesuar që të aplikojnë pranë saj.

Loading...
loading...
Loading...