Loading...

 

Përfundimi i rrugës Cërrik-Belsh-Kuçovë dhe më tej ndërtimi i baipasit në Fier e Vlorë mundëson që banorët e Dumresë për rreth 1 orë të jenë në Vlorë.

Kjo rrugë shkurton distancën e udhëtimit Elbasan-Berat me rreth 1 orë. Për pasojë edhe distancën e Dumresë me pjesën jugore të Shqipërisë.

Kështu, banorët e kësaj treve do të kenë më afër Vlorën se sa Durrësin një mundësi e mirë kjo në kohë pushimesh. Gjithashtu ky aks hap mundësi për tregje të reja për prodhimet bujqësore.

Aktualisht kanë përfunduar disa segmente rrugore dhe mbeten edhe pak që segmenti të përfundojë plotësisht.

Kryeministri Edi Rama është shprehur se përfitues të drejtpërdrejtë të këtij projekti janë rreth 200 mijë banorë. Me ndërtimin e kësaj rruge krijohet hapësirë të re ekonomike mes fshatrave të Dumresë dhe Kuçovës në drejtim të Beratit dhe Tiranës.

Loading...
Loading...
Loading...