Loading...

Punimet në lotin numër 3 të segmentit rrugor Elbasan-Banjë janë drejt përfundimit dhe shumë shpejt banorët e shtatë fshatrave që përfshin ky aks do të kenë një rrugë me standarde europiane.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë të ditur se po vijon me intensitet të lartë puna për realizimin e shtresës së asfaltobetonit të modifikuar në objektin “Riveshje e sistemim asfaltim” Elbasan-Banjë Loti 3.

“Vazhdon puna me intensitet të lartë për realizimin e shtresës së asfaltobetonit të modifikuar në objektin “Riveshje e sistemim asfaltim” Elbasan-Banjë Loti 3, segmenti Gostimë-Mollas, me gjatësi 8,58 km.

Me përfundimin e kësaj shtrese do të fillojnë punimet për sinjalistikën vertikale, horizontale dhe për rritjen e sigurisë rrugore”, – bën të ditur ARRSH.

Ndërtimi i këtij segmenti është pjesë e strategjisë së qeverisë për të krijuar një rrjet rrugor i cili lidh në mënyrë më të shpejtë dhe më të shkurtër komunitetet. Nga ky projekt përfiton ndjeshëm edhe bashkia Gramsh

Loading...
Loading...
Loading...