Loading...


Prej mëngjesit të sotëm mediat kanë raportuar se deputetja Rudina Hajdari ka vendosur të krijojë një parti të re me të cilën do të futet në zgjedhje.

Sipas raportimeve, Rudina Hajdari ka krijuar partinë ‘Bindja Demokratike’ dhe ka mbledhur rreth saj demokratët e pakënaqur dhe të larguar nga PD, të ashtuquajturit ‘Garda e Vjetër’.

Mirëpo në një bisedë telefonike me portalin Opozita.com, deputetja Hajdari ka përgënjeshtruar zërat, duke u shprehur se nuk po krijon asnjë parti dhe se lajmi është i rremë.

‘Opozita e Re i kalon përmasat e demokratëve të larguar apo ish-ministrave te qeverisë Berisha. Ne synojmë krijimin e një koalicioni më të gjerë me çdo faktor të djathtë, me qëllim largimin e kastë mafioze në politik dhe pushtet’, ka thënë ndër të tjera Rudina Hajdari.

Më tej, vajza e liderit të dhjetorit Azem Hajdari, ka thënë se lajmet janë të rreme dhe janë trilluar nga mediat qeveritare për të ulur vlerat e opozitës së re.Newsbomb

Loading...
Loading...
Loading...