Loading...

_89144434_romhouseart

Mund edhe ti ekspozonte ne muze. Por askush nuk e pengon nje shtepi ankandesh te shese per te pestin vit dhuratat diplomatike dhe të tjera sende luksi në pronësi të ish-diktatorit rumun Nikolae Çauçesku dhe të bashkëshortes së tij, Elena.

Nikolae Çauçesku e mbajti Rumaninë në një rrethim të hekurt përsa kohë që lider komunist, nga viti 1965 deri në vitin 1989, kur revolta anti-komuniste e rrezoi dhe e ekzekutoi atë bashkë me gruan Elena në 1989.

Artikujt që kanë dalë në shitje, njofton BBC, përfshijnë një mbajtëse stilolapsash të bërë nga brirët e drerit dhe një model në miniaturë të shtëpisë së vegjëlisë së ish-diktatorit. Ka dhe këpucë nga ato që vishte Elena. Një palë këpucë të dizenjuara me porosi të kombinuara me një çantë janë bërë nga Guban i Timishoarës dhe kanë një çmim fillestar prej 500 eurosh ose 571 dollarësh. Një tjetër komplet kushton 400 euro, citon Syri.net.

Një çantë lëkure e përdorur nga Çauçesku për të mbajtur një armë gjahu me dy tyta në udhëtimet e gjuetisë është po ashtu në shitje. Në ankand ka dhe medalje komuniste, postera dhe të tjera relike nga diktatura. Ankandi do të mbahet më 19 prill.

_89148473_romshoes_89144433_romglobeart_89148592_romantlers_89148594_romglasses

Në një deklaratë, “Artmark” që zhvillon ankandin nënvizoi rëndësinë e modelit të shtëpisë së vegjëlisë së ish-diktatorit në fshatin Skorniçesti, sepse ai kishte kërkuar ta kthente fshatin në një qytet idel për “Njeriun socialist”.

“Kështu, – theksoi Antmark, – në vitin 1988 ai filloi të zbatojë planin e tij duke prishur shtëpitë tradicionale të fshatit dhe t’i zëvendësojë ato me pallate dhe e ndryshoi statusin e vendit nga fshat në qytet. Megjithatë, buldozerët nuk e shkatërruan shtëpinë e tij të lindjes.”

Më parë, shtëpia e ankandit Artmark ka shitur edhe një lëkurë leopardi dhe sende të tjera që i përkisnin familjes së Çauçeskut.

Loading...
Loading...
Loading...