Loading...

Nëse një bombardues F-35 do të përballej me një Su-35S  nuk do të kishte shpëtim. Evolucioni i avionit Sukhoi Su-27 “Flanker: i ndërtuar në impiantin e Gagarin Komsomolsk solli një avion të mrekullueshëm siç është Su-35S.

Su-35S ka të implementuar teknologjinë më të avancuar ruse.

Për momentin nuk dihet se sa avionë të tillë ka dërguar në Siri, Rusia, por ky avion ka dhënë provat se është i një besueshmërie të lartë dhe kinezët kanë nisur ta blejnë.

Su-35S është bombarduesi më i mirë i gjeneratës së katërt të avancuar që është prodhuar ndonjëherë nga kompania Sukhoi.

Ai është i pajisur me radar “Irbis-E”, në gjendje të monitorojë 30 shënjestra në një distancë deri në 400 kilometra me mundësinë për të goditur të paktën tetë.

Është i përbërë nga dy motorrë “Saturn AL-41F1A” me shtytje vektoriale.

Pjesa e gravitetit është spostuar drejt fundit të avionit duke i dhënë aftësi më të mëdha shkëputje dhe manovrimi.

Ka një shpejtësi prej 2500 km/h dhe autonomia e fluturimit është 3400 km/h.

Loading...
Loading...
Loading...