Loading...

galaxy-note-7-dual-camera

Samsung ka prezantuar sot zyrtarisht telefonin e tij më të ri, të quajtur Galaxy Note 7.

Telefoni i ri, që Samsung ka vendosur të mos e quajë Note 6, ka shumë prej veçorive të Note 5 të vitit të kaluar, me dizajnin dhe rezistencën ndaj ujit të S7 Edge të këtij viti.

Në SHBA, Note 7 do të dalë në shitje më 19 gusht, ndërsa porositë do të nisin që nesër, më 3 gusht. Në Britani, telefoni më i ri i Samsungut arrin më 2 shtator.

Samsung ka thënë se çmimi i Note 7 do të jetë i ngjashëm me atë të versioneve të kaluara, dhe do të jetë më i lartë se S7 Edge, që kushton rreth 800 dollarë.

Note 7 vjen me procesor Qualcomm Snapdragon 820 ose Samsung Exynos, me 4GB Ram, me veçorinë për mbushje të shpejtë të baterisë (edhe nëpërmjet wirelessit), dhe me kamerë prej 12 megapiksellësh, transmeton express.

Telefoni i ri i Samsungut ka 64GB hapësirë të brendshme, dhe bateri prej 3.500 miliamperësh për orë.

Loading...
Loading...
Loading...