Loading...
Loading...

 

Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burgë edhe psikologen seksere Elona Mecani. Seanca zgjati dy orw. Gjyqtari dhe sekserja akuzohen pwr korrupsion pasiv dhe “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm të funksionarëve”

Gjykata për Krime të Rënda la në burg gjyqtarin Roland Hysi dhe psikologen Elona Mecani, të përfshirë në një aferë korruptive të publikuar disa ditë më parë. Mecani dyshohet se bënte rolin e sekseres, ndërsa në videon e bërë publike, gjyqtari Hysi, duket ku merr 500 euro, ndërsa kërkon nga denoncuesja edhe favore seksuale. Seanca te Krimet e Rënda u zhvillua me dyer të mbyllura dhe ka zgjatur rreth 2 orë. Ata akuzohen për “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve dhe prokurorëve”, si dhe për “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm të funksionarëve”.

Gjyqtari Roland Hysi dhe sekserja Elona Mecani, psikologe, u arrestuan më 9 janar pasi publikimit të video-skandalit në emisionin investigativ në STOP, ku 50-vjeçari Hysi, i kërkoi seks dhe para një gruaje të divorcuar për t’i dhënë kujdestarinë e fëmijës. Pas arrestimit, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi të pezullojë nga detyra gjyqtarin Roland Hysi.

 

Loading...
loading...
Loading...