Loading...

Nuk dorezohen serbet. Madje ata bejne sfidë duke kerkuar edhe poste te larta ne ushtrine e Kosoves.

Kjo çështje vazhdon të mbetet pjesë e deklaratave të politikës kosovare, derisa duket se pengesa kryesore për krijimin e ushtrisë është Lista Serbe.

Këtë e pranon Lidhja Demokratike e Kosovës, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës thotë se askush s’mund ta ndalojë bërjen e Kosovës me ushtri.

Kërkesa kryesore e Listës Serbe, sipas burimeve të transmetuesit publik,  veç asosacionit të komunave me shumicë serbe, është edhe posti i zëvendëskomandantit të Forcave të Armatosura të Kosovës.

Madje, sipas anëtarit të Komisionit për Punë të Brendshme të Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimi, kusht kryesor i Listës Serbe është që brenda ushtrisë tëë kenë një batalion. Kjo, sipas tij, është e papranueshme.

Loading...
Loading...
Loading...