Loading...

Ditën e sotme, njësitë speciale të Kosovës zhvilluan një aksion në veri të Mitrovicës, për shkak të korrupionit dhe kontrabandës.

Gjatë operacionit u arrestuan dhjetëra zyrtarë ndërmjet tyre edhe serbë. Aksioni nuk u prit mirë nga Serbia, e cila e quajti provokim aksionin e njësisë speciale të Kosovës.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka reaguar pas aksionit, duke thënë se tashmë gjërat midis dy vendeve nuk do të jenë më të njëjta.

Ndërkohë mediat serbe raportojnë se automjetet ushtarake serbe janë në gatishmëri dhe kanë filluar lëvizjet në zonën e Kralevës.

Gjithashtu avionë luftarakë serbë kanë flutuar nga Novi Pazari dhe kanë shkelur në zonën e sigurisë.

Megjithatë, Ismet Hashani nga Policia e Gjilanit, tha për Lajmi.ne, se informacioni nuk është i vërtetë.

Kujtojmë këtu se gjatë aksionit në veri të Mitrovicës janë arrestuar 19 zyrtarë policorë, ndërsa ka pasur edhe rezistencë nga serbët.

Burimi: Alo.rs

Loading...
loading...
Loading...