Loading...

Reparti zjarrfikës në Gramsh bëhet protagonist duke shpëtuar jetë njerëzore. Janë atë që në fakt janë bërë protagonistë të mjaft ngjarjeve të bujshme duke shpëtuar dhjetëra jetë njerëzore në raste fatkeqësish.
Reparti udhëhiqet nga një njeri i jashtëzakonshëm. Quhet Ilir Llapshi që kudo jep vetë shembullin i pari i udhëhequr nga efektivi.
Një ditë pas ngjarjes së rëndë në Kanionin e Holtës në Gramsh ku humbi jetën 24 vjeçarja Desantila Sallaku nga Lushnja, ai tregon gjithë kronologjinë e ngjarjes dhe operacionin e shpëtimit të turistëve të bllokuar
Ai thotë se reparti zjarrfikës e ka marrë njoftimin nga policia se në kanionin e Holtës po mbyteshin disa turistë.
Efektivi i repartit bashkë me mjetet kanë mbërritur në kohë rekord. Ai së bashku me shokët është futur në lumin e frikshëm dhe të rrëmbyeshëm dhe duke u kacavirru nëpër shkëmbinj kanë mundur të gjejnë dhe të shpëtojnë 3 fëmijë duke i nxjerrë ata në breg.
Pastaj janë rifutur sërish por prurjet e kanë vështirësuar operacionin.
Sipas tij, kur zjarrfikësit kanë mbërritur vajza ishte mbytur megjithëse ata shpresonin se mund ta gjenin të gjallë. Ajo së bashku me vëllain kishin shkuar në fund të kanionit. Aty gjejnë edhe një 55-vjeçar që kishte hipur në një shkëmb. Pastaj kanë shpëtuar edhe vëllain e vajzës dhe personin tjetër.
Shefi i zjarrfikëseve në Gramsh ngre alarmin. Ai thotë se edhe sot ka turistë në kanion dhe se kjo është diçka e frikshme. Më tej ai nënvizon se janë të detyruar që të lënë një njeri të posaçëm në këtë vend për të mos lejuar depërtimin në thellësi të kanionit sidomos në këto kohë kur ka pasur reshje shiu.
“Falenderoj Zotin, pasi mund të kishte edhe më shumë viktima, pasi kur vjen Holta është e frikshme”, deklaroi ai. Dhe e gjithë merita që nuk u thellua tragjedia gjatë ditës së djeshme i përket repartit zjarrfikës në Gramsh të cilët janë shquar për ndërhyrje të vështira duke u radhitur një nga repartet më të mira në shkallë vendi.
Ditën e djeshme ishte vetë shefi i repartit që u hodh i pari në lumë për të shpëtuar fëmijët dhe turistët e tjerë që ndodheshin në rrezik.
Edhe para pak kohësh i njëjti person u hodh në liqenin e HEC Banjë duke shpëtuar jetën e një vajze që po mbytej në liqen. Ndërsa janë të panumërta rastet e ndërhyrjeve në djegie banesash, aksidentesh dhe zjarreve në pyje.
Njerez te tille na duhen. Ata meritojnë vlerësim maksimal.

Loading...
Loading...
Loading...