Loading...

Shembet shtëpia në lagjen “Kala”, shpëton për mrekulli e zonja.  Ngjarja ndodhi mesnatën e kaluar. Çatia bashkë me gjysmën tjetër të banesës dy katëshe në pronësi të shtetases Dashamira Dokle u shemb.  57 vjeçarja ka qenë me fat që ka shpëtuar. Ajo ndodhej në gjumë në atë moment kur ka dëgjuar zhurmën e fortë të shembjes.

Pronarja e shtëpisë tregon se ka përjetuar një tmerr të vërtetë dhe pas asaj që ngjau ka dalë në oborr. Të vetmit që janë interesuar kanë qenë fqinjët e saj.

Më tej ajo shprehet se, banesa ka qenë tejet e amortizuar, por nuk janë lejuar që të kryejnë riparime pasi shtëpia e saj dhe lagja “Kala” janë shpallur muze.  Megjithatë në këto vite asnjë qindarkë nuk është dhënë nga shteti për ta kthyer lagjen në identitet.

Gruaja tregon jetën e saj të vështirë që për të mbijetuar ka mbledhur edhe plastikë në koshat e plehrave. Ajo bën apel për ndihmë dhe pas kësaj që i ndodhi shpreson që organet kompetente të ndërhyjnë pasi ajo nuk ka asnjë mundësi financiare pasi është edhe vetë e sëmurë.

Në lagjen Kala në Elbasan ndodhen një sërë banesash që kanë nevojë për rikonstruksion por ligjërisht asnjë nga banorët nuk mund të ndërhyjë.

Lagja kala është shpallur Lagje muze dhe banorët nuk lejohet që të ndërhyjnë. Por banesat e saj kanë pësuar amortizim të thellë dhe nga çasti në çast mund të shemben dhe të zënë banorët poshtë.

Loading...
loading...
Loading...