Loading...

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Serbi, një ditë para nënshkrimit të marrëveshjes për të ashtuquajturin “Shengeni ballkanik”.

Kreu i qeverisë shqiptare do të ketë nesër një takim me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, me të cilët do të nënshkruhet edhe marrëveshja në Novi Sad.

Bëhet fjalë për një marrëveshje bashkëpunimi për heqjen e barrierave për bizneset dhe lehtësimin e lëvizjes së njerëzve e shërbimeve të quajtur “Shengeni Ballkanik”.

Për këtë marrëveshje kryeministri Rama ka folur disa herë. Kjo ide për një mini Schengen qarkullon prej vitesh, por Kosova dhe Mali i Zi e kanë kundërshtuar ashpër, pasi e konsiderojnë këtë veprim si një përpjekje për rikthimin e ish-Jugosllavisë.

Ndërkohë kryeministri Rama deklaroi të enjten e kaluar në “Real Story” në News24 se kjo nuk ka të bëjë fare me Jugosllavinë, por me zhdukje të kufijve mentalë të ballkanasve. Sipas shefit të qeverisë shqiptare, vendet e rajonit së bashku janë më të fuqishëm dhe krijojnë treg më të madh sesa të copëtuar.

Loading...
Loading...
Loading...