Loading...

Ka përfunduar në mënyrën më tragjike të mundshme një sherr mes dy tifozëve kundërshtarë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Turqi, ku një tifoz i Galatasarait dhe tjetri i Fenerbahçes patën një grindje mes tyre, teksa ishin duke ndjekur derbin në një lokal gjatë mbrëmjes së djeshme.

Personat që ishin aty pranë ndërhynë për t’i ndarë dhe secili prej tyre shkoi në shtëpinë e tij.

Por tifozëve ende s’iu kishte dalë inati me njëri-tjetrin, pasi njëri prej tyre shkoi sot tek shtëpia e tjetrit dhe e qëlloi me pistoletë, por ky i fundit iu shmang plumbave.

Autori i ngjarjes së rëndë më pas nxori një mjet prerës dhe e goditi në trup viktimën, duke i shkaktuar plagë të rënda.

I plagosuri u dërgua drejt spitalit, por nuk mundi dot t’u mbijetonte plagëve të marra nga sulmi.

Loading...
Loading...
Loading...