Loading...

Pas vëllezërve Arben Seferi dhe Astrit Seferi dhe Viktor Gjergjit, policia ka vënë në pranga edhe Xhevahir Markun duke çuar në 4 numrin e të arrestuarve për plagosjen e 4 personave në një lokal në Laprakë në vitin 2017.

Marku akuzohet për përkrahje të autorit të krimit dhe armëmbajtjes pa leje. Gjatë operacionit policia sekuestroi 2 armë zjarri tip GLOCK së bashku me 4 karikatorë me 60 fishekë luftarak, si dhe 1 armë zjarri pistoletë TT model 54, së bashku me dy karikatorë me 15 fishekë, një sasi parash, dy automjete dhe 8 aparate celular.

Në vitin 2017 gjatë sherrit të ndodhur në një lokal në zonë e Laprakës mbetën të plagosur, pronari i lokalit, Eljon Leka me të cilin dy vëllezërit kishin pasur konflikt të mëparshëm si dhe Avni Biber, Bujar Mrisha dhe Bledar Gusturama të tre klientë në lokal.

Loading...
Loading...
Loading...