Loading...

Një histori e pazakontë ka ndodhur me një vajzë 29-vjeçare amerikane. Gina Evans po shikonte një ëndërr të keqe, sikur ishte në tren dhe disa djem të këqinj po e ndiqnin nga pas për t’i vjedhur unazën e fejesës. Për ta shpëtuar, ajo kapërdiu unazën. Gjatë kësaj kohe, Gina ka qenë në gjumë.

Por, kur 29-vjeçarja u zgjua në mëngjes, pa se në gisht i mungonte unaza që i kishte dhuruar i fejuari. Më pas kuptoi se çfarë kishte ndodhur, pasi iu kujtua ëndrra. Ajo i tregoi të fejuarit çfarë kishte bërë në gjumë dhe të dy filluan të qeshnin.

Çifti shkoi në spital dhe 29-vjeçarja iu nënshtrua një endoskopie. Mjekët gjetën unazën dhe e nxorrën prej andej. Fatmirësisht gjithçka shkoi mirë dhe pa probleme. Të gjithë këtë histori, Gina Evans e ka treguar në Facebook.

Loading...
Loading...
Loading...