Loading...

Foto dhe pamje kaotike në ambientet e konsullatës shqiptare në Selanik.
Mjaft qytetarë presin në radhë por nuk mbarojnë dot punë, ndërkohë që janë të pakënaqur edhe me sjelljen e personelit që sipas tyre i shan, i fyen e madje i cilëson kafshë..
Ata i bëjnë thirrje Ministrit të Jashtëm që të marrë masa. Madje gjatë filmimit dallohet qartë kur disa prej tyre shprehen: Merrja më qafsh dërgoja Edi Ramës.
Ja çfarë shkruan një qytetare:
Sot nga Konsullata Shqiptare e Selanikut. Njerez ne rradhe deri tek shkallet dhe nenpuneset dipomatike qe bertasin, shajne dhe nuk kursejne fyerjet per qytetaret e revoltuar. Harrojne qe paguhen prej atyre qe njera sot guxoi ta therrase”kafshe”. Ministri i Jashtem te vije te shoh etiken e nenpunesve te vet. Kjo eshte ikona jone, keto jane nenpuneset e meritokracise…

 

Loading...
Loading...
Loading...